Ibra do të mungoj ndaj Liverpoolit

Milani do të përballet me Liverpoolin të mërkurën në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane, Milan, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje.

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje për shkak të një lëndimi në thembrën e akilit bëjnë të ditura mediat italiane.

Ibra luajti të dielën në fitoren e Milanit ndaj Lazios duke shënuar golin e dytë.