Arkiv Revole e konfiskuar nga Policia e rajonit të Prishtinës - Foto: PK

I gjendet një revole burrit që shqetësoi gruan

Një grua në Prishtinë raportoi se burri i saj pas një mosmarrëveshjeje e ekspozoi një armë dhe shtiu me të.

“Viktima ka njoftuar se ndjehet e shqetësuar pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, i  cili e ka ekspozuar dhe ka shtënë me armë zjarri në brendësi të banesës”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se pas kontrollit në banesë është gjetur një revole.

“Me pëlqimin e të dyshuarit është kontrolluar banesa e tij ku është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit “Zastava” 6.35 mm, me 5 fishekë dhe një predhë”, vijon raporti.

Policia bën me dije se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të ngjashme.