I futet në shtëpi si vajza e shoqes, gruaja i merr të moshuarës arin dhe 10 mijë euro

Një 81-vjeçare italiane ka rënë pre e mashtrimit të një gruaje, e cila më pas e ka grabitur.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 12.20, në Padova.

Gruaja është futur në banesën e të moshuarës, duke u hequr si shoqja e vajzës së saj dhe kishte shkuar me porosi të saj. Sapo e moshuara kishte tentuar ta merrte vajzën në telefon vajzën për ta vërtetuar, gruaja ia kishte marrë celularin dhe i kishte kërkuar t’i jepte çfarë kishte në shtëpi.

Në panik e moshura i kishte dhënë arin që mbante në shtëpi dhe 10 mijë euro