I dyshuari për vrasjen e 18 veçares në Ferizaj, Dardan Krivaça
I dyshuari i arratisur, para disa kohësh e kishte sulmuar një polic të Kosovës
I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, D.K. i cili ende është në arrati kohë më parë ka qenë në paraburgim për sulm ndaj një zyrtari policor.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.
“D.K. ka pasur rast për lëndim ndaj një zyrtari policor, për këtë rast i dyshuari ka qenë në paraburgim. Zyrtari policor në kohën kur ka ndodhur sulmi ka qenë jashtë detyrës”, tha Jashari.
Dje në emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.
Dy persona të dyshuar, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje.
KALLXO.com ka siguruar kërkesën e paraburgimit ku janë përshkruar dyshimet e para që quan në vrasjen e tashmë të ndjerës, 18-vjeçare M.O.
Një natë më parë, dhuna kishte filluar ndaj viktimës. Motivet sipas prokurorisë ishin xhelozie.
“Ekziston dyshimi i bazuar se më 22 gusht 2021, rreth orës 15:00, në rrugën “Ramdan Rexhepi”, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta e keqtrajtuar viktimën”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e kërkesës për paraburgim.
Dosja e prokurorisë së 18 vjeçares thotë tutje se ajo u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje.
Sipas prokurorisë, gjatë gjithë kohës në vendngjarje ishte edhe i dyshuari tjetër me inicialet A.S. por i njëjti nuk kishte marrë asnjë veprim.
Dosja e Prokurorisë: 18-vjeçarja u keqtrajtua dy ditë deri në vdekje