
Hoxhaj: Të gjithë e kemi ndjerë mungesën e Thaçit dhe Veselit
03.7.2021 - 21:54
Ish ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot në Konvetën e partisë, të gjithë e kanë ndjerë mungesën e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Hoxhaj ka shkruar se sot PDK-ja ka treguar një tjetër pjekuri politike.
“Zgjedhja e mikut e bashkëpunëtorit tim, Memli Krasniqi në krye të PDK-së është një nevojë dhe domosdoshmëri. Është lajm i mirë për PDK-në dhe për Kosovën. Partia ka nevojë të hapet dhe të reformohet por asnjëherë ta harroj të kaluarën e saj që buron tek lufta çlirimtare”, ka shkruar Hoxhaj.
Me vetëm 7 vota kundër, sot Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.