Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi - Foto: KALLXO.com

Hiqet pagesa për provimin e maturës (Dokument)

Pas rekomandimit të Avokatit të Popullit, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim për heqjen e pagesës për nxënësit që i nënshtrohet provimit shtetëror të maturës.

Ministri Bytyqi ka bërë të ditur se përveq këtij vendimi ka marrë vendim edhe për ndalesën e telefonave mobil gjatë mbajtjes së testit.

“Vendimi i parë është vendimi për lirimin nga pagesa për nxënësit që hyjnë në Provimin Shtetëror të Maturës dhe vendimi i dytë që nxënësve që i nënshtrohen Testit të Maturës Shetërore t’u ndalohen telefonat mobil në qendrat e testimit, si dhe kopjimi gjatë mbajtjes së Provimit.Këto vendime, i kam marrë në bazë të rekomandimeve të Komisionit Shetëror të Maturës, i cili unanimisht ia ka rekomanduar këto vendime në mbledhjen e mbajtur sot”, shkroi Bytyqi në Facebook.

Deri më tani nxënësit e shkollave të mesme paguanin nga 5 euro për paraqitjen e provimit të maturës.

http://kallxo.com/avokati-i-popullit-te-hiqet-pagesa-per-provimin-e-matures/