Haziri falënderon ekipin e Zvicrës
03.7.2018 - 21:44
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar ekipin zviceran për ‘krenarinë’ në Kampionatin Botëror i cili po mbahet në Rusi.
Përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, Haziri ka shkruar se përfaqësuesja zvicerane ka bërë shqiptarët të ndihen krenarë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Hazirit:
Falemnderit Zvicres për paraqitjen dinjitoze dhe krenarinë që na dhatë në këtë kampionat. Nën emblemën e kryqit të bardhë ne u gëzuam me shqiponjat!
Gjatë ditës së sotme tre shqiptarët që luajnë për kombëtares së Zvicrës në futboll kanë përfunduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror të Futbolli pasi kanë humbur në përballjen e eliminimit direkt përballë Suedisë.