Haxholli nga KDI: Kushtetuesja mund t’i kontestojë disa nene të Ligjit për Dialogun

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se veprimi i sotëm i partive opozitare, që e dërguan Ligjin për Dialogun në Gjykatën Kushtetuese, është legjitim.

“Po ky është një veprim legjitimi i partive opozitare. Partitë kanë të drejtë për të iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese kur konsiderojnë se një çështje mund të jetë kundër Kushtetuese” tha Haxholli në një përgjigje për KALLXO.com.

Sipas saj, edhe KDI kishte gjetur mangësi te ligji për dialogun, në veçanti tek pjesët e hierarkisë institucionale.

“Edhe ne si KDI kemi analizuar ligjin për dialogun dhe kemi gjetur disa mangësi në këtë ligj. Për ne sidomos problematike mbetet synimi i këtij ligji për të përcaktuar hierarkinë institucionale, gjë që e rregullon Kushtetuta e cila qëndron mbi çdo ligj të miratuar nga Kuvendi” tha ajo.

Haxholli nuk beson se Kushtetuessja do ta rrëzoj ligjin, por thotë se disa nene të tij, mund të kontestohen.

“Pra konsiderojmë se ka nene të këtij ligji të cilat Gjykata Kushtetuese mund të gjejë elemente për t’i kontestuar. Pra Gjykata ndoshta nuk do ta hedh poshtë komplet ligjin por mund të kontestojë disa nene të tij” deklaroi ajo.

https://kallxo.com/kalon-ligji-per-dialogun-psd-ja-e-kushtezon-votimin-e-platformes/

https://kallxo.com/ldk-dhe-lvv-kerkojne-masen-e-perkohshme-per-ligjin-e-dialogut-nga-gjykata-kushtetuese/?fbclid=IwAR37WPduThrLKlwIpXl2QTUCOmcHuy7tt-kjeWknFFbzaAMNqnoDARpvVC8

 

https://kallxo.com/anetari-i-ekipit-negociator-flet-pas-dergimit-ne-kushtetuese-te-ligjit-per-dialogun-nga-ldk-e-lvv/?fbclid=IwAR32ur9bvTJADimwvyPPISLi51clYi5FSb3aN8mQoHhJlWIkYhIX49-qE3I