Hashim Thaçi fal 6 të dënuar, në mesin e tyre të dënuar për vrasje

Në një dekret të datës 15 shkurt të këtij viti Presidenti Hashim Thaçi u ka falur dënime gjashtë të dënuarve.

Njëri nga ta, Agrush Kuqi, sipas dekretit të publikuar vuan dënimin për vrasje në burgun e sigurisë së lartë në Dyz ndërsa pesë të tjerët vuajnë dënime në burgjet e tjera.

Dekreti saktëson se katër prej të dënuarve u janë falur tetë vite e gjysmë burg ndërsa dy të tjerëve pjesa e mbetur e dënimit pa e saktësuar se sa është ajo.

Dekreti është nxjerrë në procesin e faljes për nderë të kremtes së 17 shkurtit.

Në mesin e të dënuarve përpos të dënuarit në Dyz është edhe Agdi Krasniqi del se është  i dënuar për një vrasje Liman Leci është dënuar për një aksident trafiku ku ka humbur jetën një vajzë e mitur.

 

DEKRET_66_2019_PËR_SHPALLJE_TË_FALJES