Votimet për balotazhin 2017 - Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Zgjedhjet e reja edhe përmes shpërndarjes së Kuvendit

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk kanë pranuar ftesë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas dorëheqjes së tij dhe rënies së qeverisë.

Ai ka thënë se partia që udhëheq është e gatshme për zgjedhje. Madje, sipas tij, rruga për shpalljen e zgjedhjeve të reja mund të jetë edhe përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

“Unë kam kërkuar prej grupit tonë parlamentar, prej nënkryetarit Ahmet Isufi qe të fillon konsultat me grupet e të tjera për shpërbërjen e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Ai e ka ripërsëritur nevojën që mandati t’i kthehet sovranit dhe për këtë nuk duhet të humbet asnjë ditë.