Ramush Haradinaj - kryeministër i Kosovës

Haradinaj: Protestoni kundër kontrabandës së mallrave të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar çështjen e kontrabandimit të mallrave serbe në veri të Kosovës.

Ai pranoi që ekziston kontrabanda që po ndihmon hyrjen e mallrave të Serbisë edhe pas tarifës 100 për qind për këto mallra.

“E vërteta është që ka kontrabandë në veri. Nuk është KFOR-i përgjegjës. Kogja njerëz janë arrestu, kogja njerëz janë nën hetime. Linjën e gjelbër është ma zorr me e kontrollu.”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se do të përkrahte një protestë ndaj personave që bëjnë kontrabandën.

“Nëse ka dikush informata e kisha lutur. Ne jemi duke punuar intensivisht. Nëse ka mbetë një përpjekje kapeni shtini në burg këdo që është pjesë e trafiqeve, kontrabandës me Serbinë. Nëse krejt popullit don me e lanë kontrabandën, le të bëjnë një protestë para dyqanit të dikujt. Dilni protestoni ndaj dikujt që po shtin mall kontrabandë”, tha Haradinaj.

Drejtësia në Kosovë kishte publikuar një seri hulumtimesh për kontrabandën në veri.

Dëshmi për lidhjet e policisë me kontrabandën në veri