Mbledhja e Qeverisë | Foto: ZKM

Haradinaj nxit policinë të hetojë nëse ka zjarrëvënie kriminale

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dhënë informacione lidhur me gjendjen e zjarreve në territorin e Kosovës.

Haradinaj tha se dje në mengjes kanë zhvilluar takim me mekanizma të vendit, polocinë FSK, AKI e të tjera dhe kanë biseduar për gjendjen rreth zjarreve në vend.

“Kam kërkuar të rritet vigjilenca, ju bëj thirrje të gjitha komunave që të jenë vigjelent dhe të ndërrmarrin veprimet me kohë. Nga Policia i bëj thirrje të kuptohet nëse ka zjarrvënie kriminale dhe nëse ka, të sjellen para ligjit”, tha kryeministri.

KALLXO.com kishte raportuar për zjarret në disa lokacione në Kosovë.

https://kallxo.com/zjarri-ne-malet-e-mitrovices/