Ramush Haradinaj -kryeminister

Haradinaj: Nuk e kam parë draft statutin e asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media tha se draft statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, tashmë është dorëzuar në Bruksel por jo edhe tek institucionet e Kosovës.

“Ne kemi për obligim me e sjellë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit por vlerësimi formal bëhet në Bruksel dhe atje pranohet zyrtarisht një draft-statut” ka thënë Haradinaj

Haradinaj  ka thënë  se detyra e institucioneve të Kosovës është që pasi t’iu dorëzohet, ta shqyrtojnë hollësisht për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet  e Kosovës.

Draft statuti është hartuar nga një grup i përbërë nga përfaqësues të komunitetit serb dhe i njëjti është dorëzuar direkt në Bruksel. Institucionet e Kosovës deri më tani kanë marrë vetëm procesverbalet e takimeve.