Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Më Dhimbset Nëse Bie Vendimi për Rritje Pagash

Haradinaj deklaroi në interpelancën për vendimin e tij për rritje pagash se i dhimbset nëse bie ky vendim, jo për vete, por për gjyqtarët dhe prokurorët.

Kryeministri deklaroi se përfituesit qeveritarë nga ky vendim janë pakicë e përfituesve, ndërsa nga vendimi shumica që përfitojnë janë gjyqtarët dhe prokurorët.

Haradinaj edhe më herët vendimin për rritje pagash e kishte lidhur me përfitimin prej tij të sistemit kosovar të drejtësisë.

Ai deklaroi se ende nuk janë kryer lëndët e vitit 2012 nëpër gjykatat e Kosovës, ndërsa vendimi për rritje pagash do t’i motivonte gjyqtarët dhe prokurorët.

Haradinaj deklaroi se edhe deputetët duhet të kenë paga të dinjitetshme.