Sociologia dhe aktivistja për të drejtat e grave, Sibel Halimi, Foto: Sibel Halimi/Facebook

Halimi: Çdo përpjekje për të trokitur në derë e medias është ndjellje frike e kontrollë

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi përmes një postimi në facebook ka reaguar për intervisitmit e drejtorit të portalit “Insajderi”, Parim Olluri.

Sipas Halimit, shprehja dhe mendimi i lirë i garantohet gjithsecilit, e po ashtu edhe mediave.

“Me numra nuk fillon e mbaron demokracia, vlera e saj është shprehja e mendimi i lirë që i garantohet gjithsecilit, e në këtë rast, medias, deri atëherë kur publikimi i një të dhëne nuk e rrezikon jetën e njeriut”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka shkruar në postimin e saj, se derisa një pushtet që e ka të vërteten në duar nuk e kërcënon asnjëherë median, për çdo përpjekje për të trokitur në derë të saj, është ndjellje frike e kontrolle.

“E ky synim i tyre vështirë të arrihet”, ka përfunduar Halimi.