Kuvendi i Kosoves, Photo:Atdhe Mulla.

Grup Punues për Mbrojtjen nga Zhurma

Anëtarët e komisionit e kërkuan krijimin e grupit, ngase disa nga ta nuk ishin deputetë në mandatin e kaluar kur u diskutua për projektligjin.

Propozimin për grup punues e bëri deputeti Adem Salihaj.

“Disa nga ne nuk kemi qenë mandatin e kalum dhe nuk kemi ndonjë propozim konkret. Zakonisht krijohet grup punues për këtë çështje. Propozoj që sot të krijohet grupi punues në mënyrë që javën tjetër ky grup të na propozojë a të procedojmë kështu apo të ketë ndonjë ndryshim apo propozim të ri,” tha Salihaj.

Edhe anëtari tjetër i Komisionit Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor Murat Hoxha u pajtua me propozimin  e Salihajt.

“Edhe unë mendoj që duhet mu formu një grup. Komisioni ka punuar mjaft mirë. Ne i kemi tejkalu planet tona, i keni bërë disa monitorime për këtë ligj,” tha Hoxha.

Shaip Muja kërkoi që projektligji t’u përmbahet standardeve evropiane.

“Ky ligj ka pësu gati 40 për qind ndryshime me propozimin e ri që ka ardhë tash. Unë jam mundu me bo një punim hulumtues për legjislacionin për mbrojtjen nga zhurmat që janë praktika të Bashkimit Evropian de të ShBA-ve. Është e vërtetë që kjo çështje u pat politizu për objektet fetare që bëjnë zhurmë.  Po zhurmat janë të caktume me standarde me decibel,” tha Muja.

Projektligji për Mbrojtje nga Zhurma u miratua në lexim të parë në Kuvend në janarin e viti 2014, ndërsa shkaktoi reagime ngase neni 4 i tij i cilësoi pajisjet që përdoren për rite fetare si burim të zhurmës.

Miratohet Projektligji për Mbrojtjen Nga Zhurma

[interaction id=”56d844694ab46a01036a875c”]