Greva shtyn 51 seanca gjyqësore  në Gjakovë

Rreth 51 seanca gjyqësore kanë dështuar të mbahen sot në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për shkak të grevës së stafit administrativ të gjykatave dhe prokurorive në Kosovë.

Zyrtari për informim, Rudin Elezi për KALLXO.com ka thënë se prej këtij numri të përgjithshëm të seancave, 29 prej tyre janë kundërvajtëse.

Greva në Gjykatën Themelore të Gjakovës. Po vazhdon që ë nga 4 korriku.

Në objektin e gjykatës po lëshohen vetëm personat të cilët kanë të nxjerrin ndonjë dokument personal, për punësim ose dokumente të tilla të cilat kanë të bëjnë me afate.

Në gjykatë përveç rasteve të natyrës urgjente që paraqiten sikurse rastet e dhunës në familje, seancat tjera nuk janë duke u mbajtur.

Bëhet e ditur tashmë se punëtorët po kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, e mbi të gjitha rritjen e pagave 100%.

https://kallxo.com/punetoret-e-gjykatave-dhe-prokurorive-te-vendosur-ta-vazhdojne-greven/

 

Albin Kurti në takim me nënkryetaret e tri komunave në veri. Foto: Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adjançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Tomaniq dhe përmes videolidhjes me nënkryetaren e Leposaviqit, Marina Bogojeviq.

Në takim mori pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Sië është njoftuar, pjesëmarrësit e takimit biseduan për situatën aktuale në katër komunat në veri të vendit dhe për zhvillimet e fundit në raportet me fqinjin verior, me theks te veprimet e djeshme me rastin e ndalimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare dhe kërcënimet publike nga presidenti i Serbisë. Aleksandar Vuçiq.

“Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu dha dhe mundësive për intensifikimin e investimeve dhe projekteve infrastrukturore në këto komuna, masave praktike që mund të lehtësojnë punësimin, sikurse masa e punësimit për 2000 banorë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, që është lansuar në shkurt të këtij viti, dhe procesit të regjistrimit të popullsisë“ – thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Tutje u shtua se lidhur me çështjen e regjistrimit të popullsisë, Kurti vuri theksin te rëndësia e këtij procesi dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që pjesëmarrja në këtë proces ka edhe në ndarjen e drejtë të buxhetit për komuna dhe planifikimin strategjik të politikave dhe projekteve.

Gjithashtu u njoftua se në takim u bisedua edhe për votimin për shkarkimin ose jo të kryetarëve i cili pritet të mbahet me 21 prill dhe për punën e institucioneve rreth organizimit të këtij procesi demokratik, që është iniciuar nga nënshkrimet e vetë qytetarëve të këtyre komunave.

Kurti u tha se falënderoi nënkryetaret për angazhimin e tyre dhe punën që po bëjnë, dhe u ofroi vazhdim të bashkëpunimit në shërbim të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve që përfaqësojnë dhe komunave që qeverisin.

Albin Kurti në takim me nënkryetaret e tri komunave në veri. Foto: Zyra e Kryeministrit
Albin Kurti në takim me nënkryetaret e tri komunave në veri. Foto: Zyra e Kryeministrit
Albin Kurti në takim me nënkryetaret e tri komunave në veri. Foto: Zyra e Kryeministrit