Granit Xhaka e Albion Ajeti e vizitojnë Kombëtaren e Kosovës (Foto)

Granit Xhaka dhe Albion Ajeti, sot e kanë vizituar Kombëtaren e Kosovës, e cila është duke qëndruar në Southampton në hotelin “Hilton”.

Federata e Futbollit e Kosovës, ka bërë të ditur se Xhaka edhe Ajeti, po ashtu e kanë takuar edhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, duke i uruar Kosovës fat në ndeshjen e sotme.

Xhaka dhe Ajeti, të dy luajnë për Kombëtaren e Zvicrës.

Angli – Kosovë, luhet prej orës 20:45, në Southampton në stadiumin “St.Mary’s”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020’.