Google - Foto: REL/Tass

Google largon nëntë aplikacione nga Google Play Store

Përmes skenimit automatik, Google i mban larg ‘malware’ nga Play Store, por këtë herë ata nuk ishin të vetëdijshëm se të dhënat kanë rënë në duar të gabuara.

Google largoi nëntë aplikacione nga Play Store pasi u zbulua se ishin virus Trojans që vidhnin të dhëna për qasje në llogaritë e Facebook.

Sipas Engadget, malware kishte gjithsej mbi 5.8 milionë shkarkime, të maskuar në aplikacione të tilla si Horoscope Daily, Rubbish Cleaner, Inwell Fitness, App Lock Keep, Lockit Master, App Lock Manager, Horoscope Pi etj., qëllimi i të cilit ka qenë gjithmonë Facebook.

Google i ka ndaluar zhvilluesit të kenë qasje në Play Store, por kjo nuk do të thotë shumë nëse vendosin të krijojnë llogari të reja, por pyetja është se si ata ia dolën të merrnin kaq shumë shkarkime para se të zbuloheshin. Duke skanuar automatikisht malre, Google i mban ata larg nga Play Store, por këtë herë ata nuk ishin të vetëdijshëm se të dhënat kishin rënë në duar të gabuara.

Në çdo rast, para se ti shkarkoni aplikacionet, nevojitet kujdes i veçantë me ata autorë të panjohur dhe të paverifikuar, pavarësisht sa të popullarizuar mund të jenë ata.

Përkthimi: Nuhi Shala