Gjyqtari Mohon se Urdhëroi Arrestime Para Protestës

Ismajli këto fjalë i tha në gjykimin e 27 aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” për dëmtimin e makinave të EULEX-it.

Ai bëri të ditur se fletarrestimin e ka lëshuar më datën 9 shkurt ndërsa nuk e di pse policia filloi ta zbatojë  më 16 shkurt.

Kallxo.com kishte siguruar një kopje të fletarrestimit të hartuar nga gjykatësi  Vesel Ismajli  ku ndër të tjera shkruante se ai ishte lëshuar më 9 shkurt.

Për të sqaruar arsyet pse urdhëresa nuk është zbatuar ditën kur është lëshuar, KALLXO.com kishte  tentuar të marrë përgjigje nga Policia e Kosovës.

“Policia për çdo ditë pranon urdhra të gjykatës në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një operacion të veçantë por është keqinterpretuar në media, ku ka qenë vetëm një zbatimi i urdhëresave që i ka pasur policia nëpër regjione të ndryshme. Është obligim ligjor që urdhëresat të zbatohen, policia e ka obligim ligjor këtë detyrë ashtu si e ka obligim mbrojtjen e ligjit dhe rendit”, kishte thënë  zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Ai nuk kishte dhënë ndonjë shpjegim për datën se kur policia e kishte pranuar urdhëresën në fjalë.

“Unë nuk kam ndonjë listë ku mundem me thanë që kjo urdhëresë ka ardhur sot, dje apo pardje” kishte thënë Hoxha.

http://kallxo.com/arrestimi-i-aktivisteve-te-vv-u-urdherua-me-9-shkurt/

Edhe në seancën e sotme nuk u sigurua prania e të gjithë të akuzuarve në këtë proces gjyqësor pasi që munguan 14 të akuzuar, ndërsa morën pjesë 13 prej tyre që u sollën nga policia, përveç Rron Gjinovcit i cili i është përgjigjur çdoherë ftesës së gjykatës.

Ndaj të akuzuarve që munguan u veçua procedura, ndërsa prokurori lexoi aktakuzën.

Të akuzuarit nuk u deklaruan në lidhje me fajësinë dhe heshtjen e tyre gjyqtari e mori si mospranim të fajësisë.

Seanca e radhës u caktua më 16 mars.

Aktakuza lidhet me aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” të 25 gushtit 2009 kur në parkingun e EULEX-it afër stadiumit të Prishtinës grupi i të akuzuarve me mjete të ndryshme dëmtuan dhe kthyen përmbys makinat e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

http://kallxo.com/13-aktiviste-te-vv-se-ne-gjykim/

http://kallxo.com/fjale-te-ashpra/

[interaction id=”56cf37cb5762585b453c830b”]