Gjykimi ndaj Kujtim Zarari - Gjakove - 21.12.2018 - foto KALLXO

Gjykimi i Kujtim Zararit, i akuzuar për 'zararin' ndaj Musa Gjergjajt

Në gjykimin e drejtorit të QKMF-së në Gjakovë, Kujtim Zarari, dëshmuan dëshmitarët Yllzim Dyla, Violeta Xërxa-Thaqi, Basri Komoni dhe Minire Bakija.

Zarari akuzohet se në qershor të vitit të kaluar, në cilësinë e Drejtorit të QKMF-së, ka tejkaluar kompetencat e tij kur e ka larguar nga pozita drejtorin e Administratës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Gjakovë, të dëmtuarin Musa Gjergjajn.

Në seancën e së premtes, gjatë dëshmisë së tij Yllzim Dyla, tregoi se kishte qenë drejtor i QKMF-së, në periudhën kohore 2006-2013.

“Pasi ka ardhur Musai kam pasur vështirësi në komunikim me të, zënka verbale, ngritje tonesh e mospajtime lidhur me punën, por jo ndonjë sulm fizik mes nesh”, deklaroi dëshmitari Yllzim Dyla.

“Autoriteti fitohet me punë, e jo me titull ose kontratë punë”, tha Dyla.

Kujtim Zarari, ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë nga Prokuroria e Gjakovës.

https://kallxo.com/del-para-gjyqit-ish-drejtori-i-qkmf-se-ne-gjakove/

Në gjykimin e së premtes, dëshmitarja Violeta Xërxa-Thaqi, tregoi se kishte punuar në QKMF prej vitit 1999 deri në Gusht të 2018. Ndërsa në periudhën kohore 2013-2016 kishte qenë drejtoreshë.

“Gjatë kohës sa unë kam qenë në punë jam munduar që çdo situatë të zgjidhet mirë, ndërsa me Musain si shef i administratës që ka qenë nuk është zhvilluar ndonjë procedurë disiplinore ndaj tij”, tha dëshmitarja Violeta.

Më pas për këtë çështje dëshmitari Basri Komoni, tha se asnjëherë nuk kishte pasur asnjë mosmarrëveshje me Kujtim Zararin ose me Musë Gjergjajn.

“Musa Gjergjaj i ka sulmuar edhe dy doktor të tjerë Jozef Berisha dhe Violeta Xërxa-Thaqi”, tha dëshmitari Basri.

“Në bazë të statutit procedura e pezullimit të Musait nuk ka pasur shkelje ligjore, pas konfliktit mes tyre ndaj tij është zhvilluar procedura disiplinore ndaj tij”,  deklaroi Basri Komoni.

Ai shtoj se në vendimin për suspendimin e Musa Gjergjajt nuk i kujtohej nëse kishte marrë pjesë personalisht, ndërsa juristja Minire Bakija kishte qenë prezent.

Gjykimi u drejtua nga gjyqtarët Shaqir Zika, Gëzim Pozhegu dhe Diana Sina.

Në lidhje me këtë rast. Gjykata e Gjakovës në muajin tetor pas kërkesës për hedhjen e aktakuzës së mbrojtësit të të akuzuarit Kujtim Zarari, avokatit Teki Bokshi, e kishte liruar nga akuza të akuzuarin duke i’a hedhur aktakuzën Prokurorisë.

Mirëpo, përfaqësuesi i aktakuzës prokurori Agron Matjani, kundër vendimit të Gjykatës së Gjakovës kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, e më pas rasti kishte vazhduar me dëgjimin e dëshmitarëve.

 

https://kallxo.com/lirohet-nga-aktakuza-drejtori-i-qkmf-se-ne-gjakove/

Dëshmitarja Minire Bakija, tregoi se në QKMF punonte gati dy vite si zyrtare ligjore.

“Këshilli drejtues i QKMF-së i përbërë nga 5 anëtarë, ka marrë vendim për pezullimin (largimin e përkohëshëm) nga puna e Musa Gjergjajt për 6 muaj, të cilin vendim e ka nënshkruar drejtori Kujtim Zarari”, tha dëshmitarja Minire Bakija.

“Pavarësisht se kanë qenë në dijeni se pasur konflikt interesi mes tyre, unë nuk mund të deklarohem nëse drejtori ka pasur të drejtë ta merr dhe ta nënshkruaj vendimin e pezullimit”, deklaroi dëshmitarja Bakija.

Në gjykimin e kaluar kishte dëshmuar edhe i dëmtuari Musa Gjergjaj, i cili kishte thënë se kishin pasur disa probleme me Zararin, të cilat probleme kishin përfunduar me rast të hapur në gjykatë, në të cilin rast Gjergjaj ka qenë i akuzuar për lëndim të lehtë trupor.

https://kallxo.com/sulmohet-fizikisht-drejtori-qkmf-se-ne-gjakove/

Zarari akuzohet se në qershor të vitit të kaluar- 2017, në cilësinë e Drejtorit të QKMF-së, ka tejkaluar kompetencat e tij kur e ka larguar nga pozita drejtorit e Administratës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Gjakovë, të dëmtuarin Musa Gjergjaj.

Aktakuza thotë se këtë vendim Zarari e ka marrë në kundërshtim me Ligjin për shërbyes civil të Kosovës.

Sipas aktakuzës i vetmi organ që mund ta largoj nga puna shefin e administratës është kryetari i komunës.

 

https://kallxo.com/ish-zyrtari-i-qkmf-se-deshmon-kunder-drejtorit-qe-e-largoi-nga-puna/

.