Istogu

Gjykata tregon si u rrah vajza e komunitetit egjiptian në Istog, paraburgim të dyshuarit

Gjykata në Istog i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë personit me inicialet L.D, i dyshuar për lëndim të lehtë trupor.

Sipas njoftimit te Gjykatës, më 14.08.2019, në Istog, i dyshuari me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës vajzës së moshës pesëvjeçare që i përket komunitetit egjiptian.

Sipas gjykatës, në momentin kur e dëmtuara i kishte kërkuar lëmoshë, i pandehuri e kishte goditur fëmijën duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Më pas ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.