Drejtori i Inspeksionit në Gjilan, Nevzad Rushiti

Gjilani në aksion të inspektimit të restoranteve

Komuna e Gjilanit ka bërë inspektimin e restorantee dhe kafiterive për cilësinë  dhe sigurinë e ushqimit.

Kështu ka thënë sot në një konferencë për media drejtori i Inspeksionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, gjatë prenzatimit të punës që nga rithemelimi i Drejtorisë përkatëse.

Ai ka deklaruar se janë në inspektim të përditshëm të të gjitha thertoreve dhe përpunuesit e mishit, përpunuesit e qumshit, duke shtuar se brenda një kohe të shkurtër i kanë inspektuar të gjitha restorantet dhe kafeteritë.

“Për informimin tuaj dhe të qytetarëve tanë, para disa ditëve kemi asgjësuar një sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimor në një qendër tregtare në Gjilan dhe të gjitha veprimet janë ndërmarrë sipas dhe rregulloreve në fuqi”, tha Rushiti.

Ai po ashtu paralajmëroi se nuk do të ketë tolerancë për ndërtimet pa leje në këtë komunë.

“Ju bëj thirrje të gjithë investitorëve që t’i kryejnë paraprakisht procedurat e pajisjeve me leje ndërtimi, në të kundërtën, ata që tentojnë të ndërtojnë pa leje, toleranca do të jetë zero”, tha Rushiti.

Po ashtu, ai ka nënvizuar se së bashku me inspektorët, janë në terren gjatë gjithë kohës për lirimin e hapësirave nga uzurpatorët në mënyrë që qytetarëve t’ju mundësohet lëvizje e lirë.

“Përveç Tast Forcës, kemi organizuar edhe kujdestarinë ditëve të uikendit dhe pas orarit të punës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Personalisht, jam i kënaqur me punën e inspektorëve, por edhe me bizneset e vogla dhe të mëdha, të cilat po i respektojnë ligjet në fuqi”, ka thënë në fund Rushiti.

KALLXO.com ka raportuar për restorantin ‘Garden’, në Gjilan nga ushqimi i të cilit dyshohet se janë helmuar dhjetëra gjilanas.

https://kallxo.com/ekskluzive-ja-cfare-u-gjet-ne-ushqimin-e-restorantit-ku-dyshohet-se-u-helmuan-gjilanasit/