Gjilani e mposht në shtëpi Feronikelin

Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Feronikelit me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës.

Sebino Plaku shënoi për 1-0, në minutën e 23’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, për gjilanasit.

Mesfushori shqiptar Muhamedin Useini e shfrytëzoi një gabim të portierit të Feronikelit për të shënuar për 2-0.

Pas kësaj fitoreje Gjilani ngjitet në vendin e katërt me 55 pikë.

Kurse Feronikeli mbetet në vendin e pestë me 44 pikë.