Gjilani e mbyll pjesën e parë me epërsi të dyfishtë ndaj Drenicës

Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0, ndaj Drenicës, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani fitoi penallti në minutën e 3’, të cilën e shënoi Fiton Hajdari i Gjilanit, por ia anuloi gjyqtari Grarmos Shala duke e akorduar goditje indirekte për Drenicën.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22’ me Keita Razakin me një gol të bukur.

Përsëri për 2-0, shënoi Keita Razak në minutën e 33’, për ta dërguar Gjilanin të qetë në pushimin 15 minutësh mes dy pjesëve.