Gjendet i vdekur një person në korridorin e një ndërtese në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur ne korridorin e një ndërtese.

Rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në Graçanicë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.