Gjakovë - Shtyhet seanca ndaj Pal Lekajt

 

Seanca ndaj Pal Lekajt, i akuzuar për korrupsion e paraparë të mbahej sot në Gjykatën e Gjakovës është shtyrë me kërkesën e prokurorit Atdhe Dema.

Pal Lekaj në këtë rast po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për kohën sa ka qenë kryetar i komunës së Gjakovës.

Ish-kryetari i komunës së Gjakovës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare po akuzohet bashkë me Ismet Isufin dhe Gani Ramën, ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga po akuzohen për shmangie nga tatimi dhe mashtrim me subvencione.

Gjykatësi Shaqir Zika, tha për Kallxo.com se arsyeja e shtyrjes së kësaj seance është se prokurori Atdhe Dema kishte një takim të rëndësishëm jashtë shtetit të Kosovës.

Zika tha se seancat e radhës do të mbahen me datat 7 dhe 8 nëntor.

Trupi gjykues i këtij rasti përbëhet nga kryetari Shaqir Zika i ndihmuar nga anëtarët Mentor Bajraktari dhe Besarta Doli.

Kujtojmë se lënda e Gani Ramës ishte bashkuar me lëndën e Pal Lekajt dhe të akuzuarve të tjerë, pas propozimit të prokurorit Atdhe Dema për bashkimin e lëndëve.

Ish-zyrtari komunës së Gjakovës po gjykohet për 218 mijë euro

Sipas aktakuzës, Pal Lekaj dhe Ismet Isufi, akuzohen se gjatë periudhës 2008-2014, duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, i pari në cilësinë e kryetarit të Komunës së Gjakovës, ndërsa i dyti si drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, kanë shpërndarë subvencione, përmes kompanisë “UNION-VL”, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Ndërsa i akuzuari Veli Hajdaraga, ngarkohet me veprën e mashtrimit me subvencione të shmangies nga tatimi.

Caktohet dita e gjykimit të Pal Lekajt

Ndërsa, Gani Rama po akuzohet për 218 mijë euro, lidhur me shpërndarjen e subvencioneve.

Ish-zyrtari komunës së Gjakovës po gjykohet për 218 mijë euro

Bëhet e ditur që rasti i Gani Ramës, është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pasi që Gjykata e Gjakovës, Gani Ramën e kishte liruar nga akuza e Prokurorisë, për shkak se nuk ishte vërtetuar se i akuzuari kishte kryer vepër penale.

https://kallxo.com/lirohet-nga-akuza-gani-rama-zyrtar-komunes-se-gjakoves/

Aktakuzën ndaj Ramës e ngriti Prokuroria Speciale e Kosovës.

 

Aktakuzë Ndaj Zyrtarit Financiar të Gjakovës

 

Prokuroria Speciale, po akuzon Ramën se “kishte lejuar alokimin dhe propozimin e mjeteve lidhur me pagesat që i janë bërë biznesit DPT “Union-Vl”, me pronar Veli Hajdaraga, për shpërndarjen e subvencioneve.

Në aktakuzë thuhet se Gani Rama, këto mjete i kishte lejuar pas asnjë procedurë për shpërndarjen e subvencioneve, pa kontratë si dhe pa pasur fatura të rregullta apo dokumentacion tjetër përcjellës, ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave publike dhe rregullat

Shuma e keqpërdorur nga i pandehuri dhe të tjerët është 218,956.67 euro, thuhet në aktakuzë.

Gjykimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim me subvencione dhe shmangie nga tatimi