Gjakovë: Policia përleshet me armë me hajnat

Policia e Kosovës është përshirë në një përleshje të armatosur me disa persona të dyshuar për vjedhje në rajonin e Gjakovës.

KALLXO.com ka marrë vesh se të shtënat kanë ndodhur gjatë ndjekjes së një grupi të dyshuar për vjedhje.

Informacionet e deritanishme tregojnë se nga armët nuk ka të lënduar ndërsa disa pjesëtarë të policisë kanë marrë lëndime pasi makina e tyre është aksidentuar gjatë këtij incidenti.

Informacionet e para flasin që të paktën një person është arrestuar gjatë këtij incidenti.KALLXO.com do ju mbajë të informuar rreth këtij incidenti.