Gjakovë, djali rrah nënën

Një grua është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë në orën 19:00.

Por, siç raporton Policia, në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara.

“Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.