FOTO nga arkivi

Gjakovë, caktohet data për seancën ndaj ish-inspektorit të ATK-së 

Driton Fetahu ish-inspektor i ATK-së  dhe Bledar Hasku kontabilist, të akuzuar për vepra qe ndërlidhen me korrupsion, do të dalin para gjyqit në shkurt të këtij viti.

Gjykata e Gjakovës ka njoftuar se ndaj këtyre dy të akuzuarve seanca e caktuar paraprakisht me datën 8 shkurt është shtyrë për datën 22 shkurt.

Sipas gjykatës, kjo shtyerje është bërë me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Driton Fetahu, avokatit Driton Shehu, per shkak se i njëjti gjendet jashtë shtetit.

Ky rast, do të fillojë me shqyrtimin gjyqësor.

Nga përmirësimi i aktakuzës, i akuzuari Driton Fetahu ngarkohet me veprën penale të marrjes së ryshfetit, ndërsa Bledar Hasku për dhënue të ryshfetit.

Para ricilësimit të aktakuzës, Driton Fetahu ngarkohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën penale të marrjes së ryshfetit ngarkoheshin që të dy.

Ai ishte arrestuar dhe prangosur në muajin prill bashkë me Bledar Haskun nga komuna e Rahovecit.

Sipas aktakuzës i pandehuri Driton Fetahu, në muajin janar të vitit 2019 në punëtorinë e zdrukthëtarisë “Beha”, në Rahovec, pronë e të dëmtuarit Aliriza Hasku, kishte shkuar në cilësinë e inspektorit të ATK-së në Prizren.

Përmes të pandehurit tjetër Bledar Hasku, i cili ka qenë në cilësinë e kontabilistit në po këtë punëtori, të dëmtuarit Aliriza Hasku ia kishte marrë 100 euro, 1 tavolinë dhe 4 karrige në vlerë prej 360 eurove.

Në aktakuzë thuhet se të gjitha këto i pandehuri Bledar Hasku ia kishte dhënë Driton Fetahut, ndërsa në muajin prill të vitit 2020 Bledar Hasku nga i dëmtuari Aliriza Hasku kishte marrë edhe 100 euro të tjera.

Bashkë me Driton Fetahu, ishte arrestuar edhe kontabilisti Bledar Hasku, i cili më pas ishte liruar në procedurë të rregullt.

Ish-inspektori Driton Fetahu, menjëherë më pas ishte suspenduar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

I vazhdohet paraburgimi ish-inspektorit të ATK-së, i dyshuar për marrje ryshfeti