Gazmend Haliti shpallet i pafajshëm lidhur me akuzën për terrorizëm

Gjykata e Prishtinës e ka liruar nga akuza  Gazmend Halitin për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Kryetari i trupit gjykues Isuf Makolli  deklaroi se Haliti lirohet nga akuza sepse nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

Lidhur me këtë vendim, prokuroria ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Në këtë gjykim, Prokuroria pretendon se Gazmend Haliti me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, duke shkuar në vitin 2013 në Turqi, e nga aty në Siri ku edhe i është bashkuar grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës terroriste ISIS.

Sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë në veprimtaritë e ISIS-it për disa muaj, duke luftuar me qëllim që ta frikësojë popullsinë dhet’i shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të Sirisë.

Aktakuza thotë se në shkurt të vitit 2014, Haliti ka shkuar në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll të Turqisë dhe nga aty kabfluturuar për në Aeroportin “Rinas” të Tiranës, së bashku me bashkëluftëtarin e tij në ISIS, Betim Ibrahimaj.

Sipas aktakuzës, më 20 shkurt 2014, ata kanë hyrë me veturë në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Haliti është i dënuar për terrorizëm së bashku me pesë të tjerë në rastin e njohur si “Badovci”, rast ky të cilin Gjykata e Apelit në dhjetor e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë.

Gazmend Haliti u dënua me tri vite e gjyshtë muaj burgim.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për proceset gjyqësore ndaj Gazmend Halitit.

Raportet mund t’i gjeni në këtë link.