Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Gani Koci për Haradinajn: Mirë që Rexha ka këndu e nuk ka qajtë si ti

Mbrëmë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ka dëgjuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ‘ka k’nu para prokurorisë’.

“Dëgjova se Rexhep Selimi kish dhanë intervistë, dhe me gjasë duke e mbrojt vetën, pse ka dhënë, m’shajke mua pse s’kam dhanë. Është një qëndrim i gabuar i tij, nuk jam i sigurt shumë (që ka dhënë intervistë), po ashtu po thonë. Ai nuk e demantoi që nuk ka dhanë intervistë, sepse i thanë plotë njerëz. Ajo shprehja e popullit; “që ka knu para Prokurorisë”. Është bukur prezente se Rexha ka knu para Prokurorisë, por nuk ka gjë të keqe se ka edhe koleg të tjerë që kanë fol para Prokurorisë. Por nuk bën me akuzu kërkënd pse kam zgjedhë heshtjen”, tha Haradinaj në T7.

E sot ka ardhur një reagim nga bashkëluftëtari i Selimit e Haradinajt, Gani Koci.

“Mirë që paskan kënduar, e nuk kanë qajtë si ti”, ka shkruar Koci në “Facebook”, duke ju referuar ditës kur Haradinaj dha dorëheqje.

“Pate deklaruar se po shkon me mbrojtë Kosovën dhe ke heshtë”, shkroi tutje Koci.

Akuza ndaj deputetit të VV-së kishte bërë edhe një bashkëpartiak i Haradinajt, Shkumbin Demaliaj. Ai e kishte quajtur Rexhep Selimin “maniken të luftës”.

Shkumbin Demaliaj ofendon Rexhep Selimin

Ramush Haradinaj, pa paralajmëruar krerët e institucioneve, kishte marr vendim të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit pasi kishte pranuar një ftesë nga Gjykata Speciale.

Dorëheqja mes lotësh e Ramush Haradinajt

www.kallxo.com