Futbollisti i Interit shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor

Tashmë është bërë e ditur se kush është lojtari më i mirë i muajit nëntor në Ligën Italiane të futbollit.

Lojtari i Interit, Hakan Çalhanoglu është zgjedhur lojtari i muajit nëntor në Ligën Italiane të Futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ligës Italiane të Futbollit në Twitter.

Çalhanoglu po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm tek Interi, në sezonin e tij të parë prej kur u transferua nga Milan sezonin e kaluar.

Deri më tash, Çalhanoglu ka zhvilluar 14 ndeshje për Interin dhe ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruara 4 asiste për bashkëlojtarët.