Fushë Kosovë, një grua sulmon një grua tjetër

Një grua është arrestuar dje në Fushë Kosovë pasi që ka sulmuar një grua tjetër.

Sipas policisë, deri tek kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes tyre dhe viktima ka pësuar lëndime.

Policia shton se ajo ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.