FOTO - Forca policore në Aeroport, kthehen kosovarët nga Siria
19.4.2019 - 23:23
Forca të shumta policore nga Njësia Speciale kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më saktësisht vendi ku gjendet zona VIP.
Policia ende nuk ka dhënë detaje se pse është kjo prani e Policisë në Aeroport.
Në anën tjetër, KALLXO.com mëson se disa persona janë duke u kthyer nga Siria në Kosovë.
Gjithashtu, autoambulanca e autobusë kanë hyrë në Aeroport me qëllim që t’i marrin të rikthyerit.
Policia i ka thënë ekipit të KALLXO.com që po qëndron në Aeroport të mos rrijë para hyrjes VIP.