Ferizaj triumfon në derbin e mbijetesës ndaj Dukagjinit (FOTO)

Ferizaj ka triumfuar ndaj Dukagjnit në derbin e mbijeteses me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Vendasit i kaloi në epërsi në mintën e 14’ Fatih Karahoda.

Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Taulant Dajaku në minutën e 33‘.

Pas kësaj fitoreje Ferizaj i grumbullon 15 pikë dhe pozicionohet në vendin e 10.

Kurse Dukagjini mbetet në vendin e fundit me tetë pikë.