Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ferizaj, policia arreston personin që ishte në kërkim për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka arrestuar një person të kërkuar për vjedhje.

I njëjti ishte i dënuar me burgim prej një muaji.

Personi me inicialet B.A është arrestuar pas një informacioni inteligjent të cilin e ka pranuar Policia në Ferizaj.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent , ka arritur që mbrëmë në ora 21:30 në fshatin Sojevë të Ferizajt të ndalojë dhe të arrestojë një person me inicialet B.A (M/K) i moshës 36 vjeçar”, ka njoftuar PK.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.