Fenerbahçe refuzon super ofertën e Burnleyt për Muriqin

Vedat Muriqi vazhdon të shënojë gola dhe interesimi për të po shtohet.

Bomberi dardan ka shënuar 13 gola këtë sezon me Fenerbahce dhe po ndihmon ekipin turk të konkurrojë për fitimin e titullit kampion.

Burnley është një ndër ekipet që pëlqejnë lojtarin nga Prizreni dhe ka ofruar 28 milionë euro për ta transferuar në ishull, raporton “Milliyet”.

Fenerbahce e ka refuzuar këtë ofertë, njësoj siç ka bërë me ato të Tottenham dhe Manchester United.

Dy janë shkaqet: Fenerbahce po lufton për titull dhe e ka të qartë që pa sulmuesin e Kosovës ka pak shanse t’ia dalë.

Klubi i njohur turk shpreson të përfitojë edhe më shumë dhe shpreson që Muriqi, i cili e ka shprehur gjithmonë dëshirën për të luajtur në Premier League, do të vijojë të shënojë e dhurojë asiste, diçka që do të sillte rritjen e mëtejshme të vlerës së tij.