Familja e pakënaqur me model ideor për shtatoren e Adem Demaçit

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të ndjerë Adem Demaçi ka thënë se familja nuk pajtohet me modelin ideor për shtatoren e bacit Adem.

“Ne si familje kërkojmë që modeli i prezantuar në video të mos jetë model ideor për ngritjen e shtatores në këtë formë. Mendojmë që ka zgjidhje shumë më të mira për dukjen e shtatores së bacit Adem”, ka thënë Shqiptar Demaci.

Menjëherë pas tij, Jahja Lluka ka thënë se do të jetë shtatorja më e mirë e mundshme dhe për këtë të gjithë do ta japin kontributin e tyre.

E pas vendosjes së gurthemelit, kryeministri në detyrë i ka siguruar familjen e Demaçit që do të merret edhe mendimi i tyre për shtatoren e veprimtarit Adem Demaçi.

“Do ta bëjmë në konsultë me familjen”, ka thënë Haradinaj.

Vënia e gurthemelit të shtatores është bërë në njëvjetorin e vdekjes së Adem Demacit.