Donjeta Pajazitaj - Foto: Facebook
Familja e Donjeta Pajazitaj detyrohet të largohet nga fshati
Vëllai i Donjeta Pajazitaj, Shkelqimi, ka thënë se për shkak të rregullave kanunore të pleqërisë së fshatit po detyrohen të largohen nga shtëpia e tyre.
Për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, u dënua kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.
“Ata të cilët meren me rregulla #Kanunore (Pleqëria e Fshatit) Edhe pse në mënyrë jo të dëshirueshme familja e #Donjetës, largohet nga fshati në mënyrë që sa do pak të gjejë qetësi shpirtërore, por janë ata pikërisht pleqëria e fshatit që hapin plagë në zemër, jo duhet dhënë besë, jo kështu jo ashtu”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Donjeta Pajazitaj në fund të vitit 2015 ishte gjetur e vrarë në Bjeshkën e Deçanit.
Për vrasjen e saj Gjykata e Pejës e shpalli fajtorë kushëririn e saj Naser Pajazitajn.
Naser Pajazitaj me vendimin e kësaj gjykate u dënua me burgim të përjetshëm.
Pas dënimit me burgim të përjetshëm, Shkëlqim Pajazitaj kishte deklaruar se vendimi i gjykatës ishte vendim i drejtë.
Për të njëjtën vepër penale Naser Pajazitaj me gjashtë mars 2018, në mungesë të provave ishte liruar nga aktakuza, mirëpo gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rigjykim.
Në njërën nga seancat gjyqësore të këtij rasti, vëllai i Donjeta Pajazitajt e kishte grushtuar të dyshuarin për vrasje, Naser Pajazitaj, derisa ky i fundit po largohej nga salla e gjyqit.
Gjithë historinë e këtij gjykimi mund ta gjeni në ketë link.