Arkiv

Esat Kelmendi Dëshmon në Rastin e Enver Hasanit

Në seancën e sotme gjyqësore kundër ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës pritet të dëshmojë Esat Kelmendi, përfaqësues i UP-së.

Edhe sot, sikur në seancën e kaluar, kryetarja e trupit gjykues vendosi që xhirimi të lejohet vetëm në 10 minutat e parë. Ajo nuk dha ndonjë sqarim për këtë vendim. Herën e kaluar, kryetarja e trupit gjykues kishte vendosur kështu pas kërkesës së Bajram Tmavës, avokati i të pandehurit Enver Hasani.

http://kallxo.com/lindita-tahiri-ne-gjykimin-e-enver-hasanit/

Nga prokuroria Enver Hasani akuzohet se në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës ka kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë.

Pjesë e këtij gjykimi bashkë me Hasanin janë edhe Hakif Veliu dhe Albert Rakipi.

Sipas aktakuzës, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.

Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit sipas marrëveshjes paraprake kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi – 1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi – 1000 karaktere 12.65 euro.

Prokuroria pretendon se kjo i ka mundësuar përfitim më të madh Institutit për Studime Ndërkombëtare për numrin e njëjtë të shërbimit.

Në aktakuzë thuhet se kjo kontratë është nënshkruar dhe vulosur nga Hakif Veliu, ndërsa Enver Hasani e ka dërguar të njëjtën në Tiranë tek i pandehuri Albert Rakipi.

Në seancën e 8 dhjetorit 2015, tre të akuzuarit qenë deklaruar të pafajshëm.

http://kallxo.com/enver-hasani-deklarohet-i-pafajshem/

http://kallxo.com/deshmitari-paguam-shume-libra-sesa-morem/

http://kallxo.com/enver-hasani-perseri-ne-gjykate/

http://kallxo.com/fjala-hyrese-ne-gjykimin-e-enver-hasanit/