VIDEO - Erling Haaland rikthehet nga lëndimi me gol

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Wolfsburgut në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesligë.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 2-të me Weghorstin.

Emre Can e barazoi rezultatin duke shënuar për 1-1 në minutën e 35-të nga penalltia.

Donyell Malen e kaloi Dortmundin në epërsi në minutën e 55-të pas asistimit nga Marco Reus.

Malen u largua nga loja në minutën e 73-të, për t’i lënë hapësira Erling Haalandit i cili u rikthye nga lëndimi.

Haaland shënoi për 1-3 në minutën e 81-të për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.

Pas kësaj fitoreje Dortmundi ngjitet në vendin e parë me 30 pikë, dy pikë më shumë se Bayerni që pozicionohet në vendin e dytë me një ndeshje më pak.

Kurse, Wolfsburgu mbetet në vendin e shtatë me 20 pikë.