Ëmbëlsirat e veçanta Made in Kosova

Mbi 30 lloje të ëmbëlsirave, keksave ,rolladave dhe ëmbëlsirave të vogla prodhohen në ndërrmarrjen “AMO” në Klinë.

Prodhimet të cilat mbartin vulën 100% Made in Kosova gjenden në të gjitha pikat e shitjes në Kosovë por edhe në diasporë. Produktet në detaje mund ti gjeni në këtë link.

Historia e Kompanisë

Industria Ushqimore “AMO” është themeluar në vitin 2008, më adresë të veprimtarisë se saj qe ndodhet në “Zonën industriale” 32000, në Klinë.

Kjo Ndermarrje tani më ka një traditë në fushën e prodhimit të ushqimeve konditorike. Ndermarrja ka një objekt mjaft komod me hapësira te pastërta dhe higjienike,dhe nje siperfaqe rreth 7500m2.,ka teknologji dhe paisje bashkëkohore,numeron rreth 60 punëtor.Stafi i ndërmarrjes është i kualifikuar dhe i trajnuar konform standardeve te njohura evropiane, po ashtu Nder-marrja aplikon sistemin HACCP të menaxhimit në përputhshmeri me normat e larta të standardit dhe certifikimi është bërë në përputhshmëri me auditimet e TUV NORD CERT për auditime dhe certifikime nderkombtare qe është pjesë e auditimeve të rregullta kontrolluese.

Prodhimet kryesore janë produktet konditorike:rollata te ndryshme, keksat dhe petë për torte me gramatura dhe shije të ndryshme.

Shtrirja e tregut të kesaj industrie është sukses qe përmes kualiteteve dhe cilesis se larte,perveq tregut vendor produktet e Amo-s jane te deshmuara dhe te kerkuara edhe ne tregjet si: Maqedonia,Mali i Zi, Shqiperi,Rumani,Germani,Zvicerr,Bosnje,Italin, Izrael,Palestin, shtetet Arabe\

AMO me ndryshime prej tash është e çertifikuar me isso 22000 dhe ate HASAP të cilen e lëshon Das firm me renome nderkombëtare me qender në Angli

Poashtu AMO është çertifikuar me çertifikaten Hallall të cilen e lëshon Bashkësija Islame e Kosovës.

KALLXO.com ka nisur fushatën “Blej produkte të Kosovës Ndihmo Ekonominë” në një kohë kur ekonomia e vendit është në depresion për shkak të virusit CoVid19.

Duke shpërndarë materialet dhe adresat e prodhuesve vendor synohet që qytetarët të informohen për prodhime të veçanta në Kosovë.

Çdo prodhues vendor mirëpritet që të dërgoj të dhënat dhe materialet nga kompania e tij për ti promovuar në këtë formë.

Materialet duhet të dërgohen në emalin [email protected] me subjekt Ndihmo Ekonominë