Eksperti shpjegon plagët që shkaktuan vdekjen e dy vëllezërve Maloku në Malishevë

Detaje nga mënyra se si mbetën të vdekur dy vëllezërit nga Malisheva u dhanë nga eksperti që kishte kryer autopsinë e të ndjerëve.

Bahri dhe Shani Maloku po qëndronin në shtëpinë e tyre para se të vriteshin sipas prokurorisë nga plumbat e njërit nga personat që kishin tentuar të kryenin vjedhje në atë shtëpi.

Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Besim dhe Blerim Maloku, po ashtu vëllezër, po akuzohen për vrasje të rëndë dhe respektivisht armëmbajtje pa leje,

Në gjykimin lidhur me këtë rast dëshmoi eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, i cili kishte bërë autopsinë e të ndjerëve Bahri dhe Shani Malokut.

Ai tregoj se pasoja e vdekjes së të ndjerit Bahri Maloku, ishte dëmtimi i organit vital “mëlqisë”.

“Bahri Maloku ka pasur një dëmtim në anën e djathtë të kraharorit, dëmtime në mushkëri dhe mëlqi”- tha eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu.

Ai tregoj se i ndjeri tjetër ish pjesëtari i FSK-së Shani Maloku, ka pasur dëmtime në zemër dhe se vdekja e tij kishte qenë e shpejtë.

Eksperti shtoi se dy të ndjerit kishin pasur vetëm nga një plagë e cila kishte qenë hyrëse dhe dalëse.

https://kallxo.com/vrasja-e-dy-vellezerve-ne-malisheve-avokati-e-sfidon-aktakuzen/

Prokuroria po akuzon Besim Malokun për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku po ngarkohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Më pas dëshmoi edhe dëshmitari Hisni Maloku, i afërm i të ndjerëve.

Ai tregoi se natën e 9 Marsit 2018, ishin mbledhur në odën e të ndjerëve për të luajtur me letra, bashkë me Xhemajlin, Albanin, Afrimin, Fisnikin dhe Uliksin.

“Pasi kemi luajtur një lojë Xhemajli dhe Fisniku kanë shkuar në shtëpitë e tyre, e mbas 5 minutave ka shkuar Albani në shtëpinë e tij për të ngrënë bukë dhe për tu kthyer prapë”-tregon dëshmitari.

“Pas pak minutave kur është kthyer Albani në odë, i ka parë ata dy personat, ka bërtitur dy herë, ne e kemi dëgjuar dhe të gjithë kemi dalur në oborr duke vrapuar pas tyre”- tha dëshmitari Hisni.

“Albanin nuk e kam parë afër por vetëm e kam dëgjuar që na ka thënë mos dilni, mos vraponi se janë me maska dhe të armatosur”- tregoj dëshmitari Hisni.

Ai tregoj se atë natë që u vranë  dy vëllezërit Bahri dhe Shani Maloku, personat kishin gjuajtur lart me armë 3 herë.

“Ata personat kanë qenë 6-7metra para nesh dhe herën e katër kanë gjuajtur në drejtim tonin, ku kanë ra në tokë Shania dhe Bahria e pastaj kemi vrapuar për t’i futur në veturë për me i nis në Malishevë”- tha dëshmitari Hisni Maloku.

Ai tha se ka qenë errësirë dhe se nuk i ka parë personat që kishin gjuajtur.

“Të gjithë kemi qenë të rrezikuar nga të shtënat e armëve e jo vetëm ndonjëri në veqanti”- tha dëshmitari.

Seanca e sotme e cila u udhëheq nga kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu dhe anëtarët Ilir Rashkaj dhe Besarta Doli, u shtye dhe u caktuan datat 4 dhe 5 Prill për dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

Nga Prokuroria po akuzohen se kanë privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, njëri ndër ta Shani Maloku ka qenë pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në gjykimin e kaluar të mbajtur në muajin Dhjetor 2018, i akuzuari Besim ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën e vrasjes së rëndë, ndërsa i akuzuari Blerim e kishte pranuar fajësinë për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim pa leje të armës.

Vrasja e pjesëtarit të FSK-së, i akuzuari për armëmbajtje pranon fajësinë

 

Gjykata kishte aprovuar kërkesën e avokates mbrojtëse Feride Xani, për ndërprerjen e paraburgimit ndaj Blerim Malokut.

Ndërsa i akuzuari Besimi gjendet në paraburgim prej 9 mars 2018.

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzën në muajin Nëntor të 2018, për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 9 mars 2018, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje ka privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Gjemajl dhe Afrim Malokut.

Njëri nga të Vrarët në Malishevë Pjesëtar i FSK-së

 

Aktakuza ndaj Besim dhe Blerim Malokut, të cilët janë vëllezër, është ngritur nga prokurori Agron Matjani.

Këto vepra janë kryer në fshatin Plloqicë të Malishevës.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kanë hyrë në shtëpinë e viktimave për të vjedhur, ku Besimi me vete ka pasur një pushkë automatike ndërsa Blerimi një pistoletë.

Aktakuza shpjegon se pasi që viktimat i kanë parë të akuzuarit, të njëjtit kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku.

Në aktakuzë thuhet se Blerim Malokut, në shtëpinë e tij i janë gjetur një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e punuar me dorë dhe të njëjtat janë sekuestruar nga personat e autorizuar.

Prokuroria pretendon se hajnat e vranë pjesëtarin e FSK-së