Edi Rama - Foto: REL/AP

Edi Rama: Tarifa e rrugës është detyrim i të gjithëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përkundër gjendjes së krijuar pas tërmetit tragjik dhe ekipeve për ndihmë që po dërgohen nga Kosova, ka thënë se tarifa e rrugës është detyrim i të gjithëve.

“Nëse vjen me zemër dhe me mendje për të dhënë shumë më tepër se ato 5 euro, duhet ta kuptosh se ato 5 euro nuk janë diskriminim”, ka thënë Rama sot para gazetarëve.

Qytetarët e Kosovës të cilët që nga dje janë mobilizuar të ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit që i mori jetën më shumë se 27 personave, deri më tani kanë paguar në mënyrë të rregullt tarifën në Rrugën e Kombit.

Që nga shtatori i vitit 2018 ka hyrë në fuqi tarifa për qarkullimin në Rrugën e Kombit, vendim ky i cili është kritikuar për çmim të shtrenjtë për kalim në autostradë, si nga banorët e Shqipërisë, po ashtu edhe nga ata të Kosovës.

VIDEO: Këto janë tarifat për kalimin nëpër ‘Rrugën e Kombit’