Edhe Sot Buxheti në Kuvend

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pritet të miratohet buxheti i vitit 2016. KALLXO.com

Seanca që do të nisë në orën dhjetë, do të ketë në rend dite gjithsej 27 pika.

Buxheti në lexim të parë kaloi në Kuvend më 17 nëntor, me 71 vota për, 1 kundër dhe 7 abstenime.

Opozita është duke penguar seancat e sesionit vjeshtor të Kuvendit pasi po kërkon tërheqjen e marrëveshjeve për asociacionin dhe përcaktimin e vijës kufitare të Malit të Zi, të nënshkruara më 25 dhe 26 gusht në Bruksel e Vjenë.

Deri tash për shkak të aktivizimit ose bartjes së gazit lotsjellës para gjykatave kanë dalë shtatë deputetë opozitarë.

Albulena Haxhiu e Albin Kurti ndodhen në paraburgim, Donika Kadaj-Bujupit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, ndërsa masa e arrestit u është shqiptuar Haxhi Shalës, Fisnik Ismailit e Ismajl Kurteshit.

Ismajl Kurteshi të shtunën e shkeli masën e caktuar të arrestit shtëpiak, duke u paraqitur në manifestimin opozitar të zhvilluar në Gjilan.