Drita fiton si mysafir ndaj Ferizajt (FOTO)

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Ferizajt, duke e mposhtur me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 12-të në Superligë.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 63’ me Bujar Shabanin.

Betim Haxhimusa në minutën e 69’ e dyfishoi epërsinë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 24 pikë.