Drita e mposht me lehtësi Flamurtarin (Foto)

Drita ka arritur ta shënoj fitoren e parë në këtë sezon duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së dytë në Superligë.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, pasi në minutën e 4’ kaluan në epërsi me Betim Haxhimusën.

Në pjesën e djelmoshat e udhëhequr nga Ardian Nuhiu e dyfishuan epërsinë në minutën e 53’ me Izair Eminin pas një kundërsulmi të shpejtë.

Për rezultatin përfundimtar 3-0, u përkujdes Fidan Gërbeshi nga penalltia në minutën e 78’.

Pas kësaj fioreje Drita pozicionohet në vendin e tretë me tri pikë nga dy ndeshje.

Ndërsa Flamurtari në vendin e fundit me një pikë.

 

Drita- Flamurtari, shënohet goli i parë (Foto)