Drejtori i Njësisë Speciale  të Policisë bëhet Drejtor i Rajonit të Ferizajt

Drejtori i Divizionit të Njësisë Speciale, Emin Beqiri është emëruar Drejtor i Rajonit policor të Ferizajt.

KALLXO.com ka kontaktuar Beqirin i cili ka konfirmuar se ka marrë konfirmim zyrtar se i është nderruar pozita.

“Po tani jam Drejtor rajonal i Ferizajt deri tash kam qenë në Divizionin për Njësi Speciale. E kam marrë konfirmimin zyrtar”, tha Beqiri per KALLXO.com.

Gjatë ditës së sotme janë graduar një numër i madh i zyrtarëve policor në gradat, nënkolonel, kolonel, major dhe kapiten.

Gjithashtu KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës së sotme se Drejtori Rajonal i Prishtinës Rexhep Sijrina është larguar nga pozita dhe do të dergohet në pikë kufitare.

Në anën tjrtër edhe Drejtori i Krimeve të Organizuara Agron Nezaj është trasnferuar në Njesi Speciale.

Vitin e kaluar Emin Beqiri, përfundimisht ishte liruar nga akuza për dy vepra penale pasi që shkalla e dytë e drejtësisë gjeti se nuk ka prova të mjaftueshme se ka kryer veprat keqpërdorim të detyrës dhe pengim të provuarit për të cilat akuzohej.

 

https://kallxo.com/apeli-aktakuza-ndaj-emin-beqirit-nuk-pati-prova/