Drejtori i “Besa Security” Vazhdon Dëshminë

Kjo është dita e pestë e dëshmisë së tij.

Granit Hasani sot po merret në pyetje nga i akuzuari Hysni Hoxha.

Për tenderin 6 milionësh të KEK-ut për sigurimin e objekteve kompania “Besa Security” së pari ishte ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, e kur ankesa e saj ishte hedhur poshtë, kompania çështjen e ngriti në gjyq.

Hysni Hoxha ishte kryesues i Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Granit Hasani nisi dëshminë e tij më 10 mars, për ta vazhduar edhe në seancat e mbajtura më 15, 16 e 23 mars.

http://kallxo.com/deshmia-7-oreshe-e-drejtorit-te-besa-security/

http://kallxo.com/perseri-deshmi-per-ankesen-e-besa-security/

http://kallxo.com/deshmi-e-te-demtuarit-ne-gjykimin-per-tenderin/

http://kallxo.com/deshmia-e-gjate-e-drejtorit-te-besa-security/

Përveç Hysni Hoxhës, të akuzuar në këtë proces janë edhe drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Pjesë e këtij procesi janë edhe ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku e Azem Duraku.

Gjukaj, Hoxha e ish-drejtori i prokurimit Driton Pruthi akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Azem Duraku akuzohet për shtytje në keqpërdorim, ndërsa Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku për mashtrim.